image Përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja

Botë

Përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po e vazhdon vizitën e saj në SHBA, edhe pse janë raportuar 42 të vdekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga të reshurat në Gjermani.

Merkel, e cila është për një vizitë në Washington DC dhe ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

“Mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë”, tha ajo.

“Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë , ka thënë Merkel, citon Die Welt.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se do të bëhet gjithçka për t’i gjetur njerëzit që janë zhdukur.

Merkel tha se ajo është në kontakt të ngushtë me ministrat gjermanë të brendshëm dhe të financave në lidhje me mbështetjen që qeveria federale mund të sigurojë./GazetaSinjali/