image Përmbytjet në Francë prekin edhe barakat e azilkërkuesve shqiptarë

Evropë

Përmbytjet në Francë prekin edhe barakat e azilkërkuesve shqiptarë

news image

Këto janë pasojat e përmbytjes së madhe që ndodhi javën e kaluar në Toulouse të Francës, siç duket edhe nga pamjet e televizioneve franceze.

E teksa banorët vendas përpiqen të marrin veten, mbështetur maksimalisht nga strukturat lokale apo qeveritare, një tjetër realitet shfaqet buzë një lumi në lagjen Empalot, ku 15 azilkërkues shqiptarë janë duke kaluar një situatë tepër të vështirë.

Dalja e lumit nga shtrati ka përmbytur edhe barakat ku jetonin azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht të komunitetit rom dhe tashmë atyre u duhet të jetojnë në këto kushte, në temperatura që arrijnë deri në -1 gradë Celsius.

Të zhgënjyer nga vendi i tyre, kërkuan një jetë ndryshe, por tanimë atyre u mbetet të mbijetojnë në këtë mënyrë.

Organizatat joqeveritare japin alarmin për kushtet çnjerëzore ku po rrinë këta njerëz, në pritje të një përgjigjeje për aprovimin ose jo të kërkesës për azil.

/GazetaSinjali/