image Përmbytje të mëdha në Bosnjë, qindra shtëpi nën ujë (VIDEO)

Rajon

Përmbytje të mëdha në Bosnjë, qindra shtëpi nën ujë (VIDEO)

news image

Qindra ndërtesa janë përmbytur ditët e fundit pasi disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke vërshuar në verilindje të Bosnjës dhe shqetësimet janë rritur.

Situata më e rëndë është në komunën e Çeliqit, ku janë përmbytur rreth 200 shtëpi dhe objekte të tjera. Reshjet e dendura çuan në vërshimin e lumit Shibošnica dhe rrjedhave të tjera ujore që e kthyen qendrën e qytetit në një liqen, shkruajnë mediat boshnjake.

U shpall gjendje e jashtëzakonshme

Disa ndërtesa fermash janë shembur dhe disa automjete janë përfshirë nga përmbytjet. Autoritetet atje kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Reshjet e dendura të shiut dhe përrenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në komunën e Srebrenikut, ku janë përmbytur një numër i madh ndërtesash. Në Zvornik në lindje të Bosnjës, sipërfaqe të mëdha bujqësore u përmbytën, njoftuan autoritetet lokale.

Meteorologët kanë paralajmëruar reshje të reja të dendura në zonën e Bosnjës verilindore.

/GazetaSinjali/