image Përmbytje në Indi/ Uji “përpin" shtëpinë brenda 10 sekondash

Botë

Përmbytje në Indi/ Uji “përpin” shtëpinë brenda 10 sekondash

news image

Ky është momenti i pabesueshëm kur uji “gllabëroi” një shtëpi. Pamjet u regjistruan në Indi, në shtetin e Kerala, aty ku përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura u kanë marrë jetën të paktën 26 personave.

Në mesin e viktimave janë edhe 5 fëmijë. Shumë njerëz rezultojnë të zhdukur dhe numri i viktimave mund të rritet.

Janë të shumta shtëpitë që rrjedha e lumenjve të dalë nga shtrati, i mori me vete. Kottayam dhe Idukki janë dy prej rajoneve më të prekura në shtetin e Kerala, ku shiu i dendur që ra për disa ditë më radhë shkaktoi rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.

Lumenjtë e fryrë morën po ashtu para shumë ura që lidhnin fshatrat. Gjatë kësaj të hëne, autoritetet hapën disa diga nëpër shtetin e Kerala me qëllim që të ulnin rrezikun nga përmbytjet./Gazeta Sinjali/