image Përmbyset autobusi plot me pasagjerë në Turqi, mes të vdekurve edhe një fëmijë

Evropë

Përmbyset autobusi plot me pasagjerë në Turqi, mes të vdekurve edhe një fëmijë

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dijarbakir, të Turqisë.

Një autobus ka dalë nga rruga duke u përmbysur, dhe duke u marrë jetën 5 pasagjerëve. Mes viktimave mësohet se  është dhe një fëmijë, teksa 22 persona janë plagosur.

“Sipas të dhënave paraprake, 5 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 22 persona u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Dijarbak?r”, tha kanali televiziv TRT Haber.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke rrëshqitur dhe shkak është bërë lagështira në rrugë.

/GazetaSinjali/