image Përleshje në një market në Mitrovicë, 64-vjeçari e gjuan me tranguj të riun pas mosmarrëveshjes për pronë

Siguri

Përleshje në një market në Mitrovicë, 64-vjeçari e gjuan me tranguj të riun pas mosmarrëveshjes për pronë

news image

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në një market në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, ku një person është përballur me një 64-vjeçar, i cili edhe e ka sulmuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka goditur të riun me dy tranguj, duke e kërcënuar me fjalët se “kam me të vra me kallash”.

Gjithçka dyshohet së ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje që palët kanë mes vete qe disa vite për shkak të pronës.

Përballë kësaj situate, viktima e ka njoftuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

/GazetaSinjali/