Dy persona janë lënduar me mjete të forta gjatë një përleshjeje që ka ndodhur sonte në një lokal në rrugën “Lah Nimani”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga policia e rajonit të Mitrovicës, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lah Nimani’ në një lokal në Mitrovicë, si pasojë e një përleshje me mjete të forta janë lënduar dy persona, të cilët momentalisht janë duke marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar prej policisë, ende nuk kemi informacione nëse është arrestuar ndonjë i dyshuar”, tha Prekazi./Gazeta Sinjali/