Përleshjet në shumicën e rasteve përfundojnë me persona të lënduar, e madje edhe tragjikisht.
Një rasti i përleshjes është raportuar dje në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë rreth orës 22:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se dy burra janë lënduar pas sherrit që patën me disa persona.
Viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa personat e dyshuar arritën t’ia mbathnin nga vendi i ngjarjes. /GazetaSinjali/