Në media serbe është publikuar një video gjatë protestave që janë duke u mbajtur në Beograd, ku shihet një pjesë e një incidenti mes disa protestuesve dhe një personi, ku dyshohet se ky i fundit kishte goditur disa protestues me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit pranë urës së Gazelës ku edhe u mbajt protesta.
Sipas Nova.rs, shoferi goditi një protestues me makinën e tij. Ka pasur një sherr mes shoferit dhe të mbledhurve.
Me atë rast njëri nga demonstruesit e ka thyer xhamin e pasëm të makinës nga ana e shoferit.
Pamjet e këtij incidenti mund t’i shihni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/