image Përleshje mes nxënësve të shkollës fillore në Samadrexhë të Suharekës

Siguri

Përleshje mes nxënësve të shkollës fillore në Samadrexhë të Suharekës

news image

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje mes nxënësve të shkollës fillore “Dituria” në Samadrexhë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e kësaj përleshje, një nxënës i moshës 14-vjeçare ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Siç mëson Sinjali, nxënësi i cili ka kërkuar ndihmë ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq Policia ka identifikuar personin personin e dyshuar.

Ndërkaq, rasti në Polici me urdhër të prokurorit është iniciuar si “Lëndim trupor”.

/GazetaSinjali/