image Përleshje mes 100 personave në Zvicër, përfshihen edhe shqiptarët

Diasporë

Përleshje mes 100 personave në Zvicër, përfshihen edhe shqiptarët

news image

Një përleshje mes 100 persona ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në Qarkun e vogël në mes të Baselit dhe Delemont.

Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj përleshje masive. Por, mediumi Blick raporton se sipas dëshmitarëve shkaku i rrahjes ishte një grua.

Përleshja nisi fillimisht në mënyrë verbale para “Sheshit të Akullit” në mes të dy të miturve, një 15 vjeçari shqiptar dhe një moshatari të tij zviceran.

Më pas përleshjet u zhvendosën në drejtim të stacionit të trenit, i cili është rreth 650 metra larg.

Policia e Basel-Landschaft, njofton se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Me të mbërritur policia, personat e përfshirë në rrahje janë larguar në drejtime të ndryshme.

Dy grupe të ndryshme nga Thierstein dhe Laufental.

“Me sa dihet, dy grupet janë të rinj dhe të rinj të rritur që identifikohen me rajonin Thierstein SO nga njëra anë dhe rajonin Laufental BL nga ana tjetër”.

Organet e rendit janë akoma në kërkim të dëshmitarëve. Sipas një dëshmitari në rrahje janë përdorur edhe thika dhe shkopinj bejsbolli.

Ky tregon që përleshja nisi një për një, por që më pas shqiptari thirri shumë “përforcime”.

Dëshmitari thotë se shokët e shqiptarit ishin dukshëm më të rritur “nga mosha 15 e deri në moshën 30 vjeçare”./GazetaSinjali/