image Përleshje me thika mes nxënësve në Podujevë

Siguri

Përleshje me thika mes nxënësve në Podujevë

news image

Dje në mesditë në një shkollë të Podujevës ka ndodhur një përleshje mes nxënësve me ç’rast kanë përdorur edhe thika, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se në hyrje të shkollës, një nxënës shkaku i një mosmarrëveshje ka therur me thikë një nxënës tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ndërkohë, viktima nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë, ndërkaq i dyshuari gjendet ende në arrati./GazetaSinjali/