image Përleshje me thika mes dy familjeve në Viti, lëndohen rëndë 7 persona

Siguri

Përleshje me thika mes dy familjeve në Viti, lëndohen rëndë 7 persona

news image

Një përleshje masive mes dy familjeve ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, ku pas një mosmarrëveshje kanë mbetur të lënduar 7 persona, pasi është përdorur edhe thika, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa të tjerët kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se personat që janë përfshirë në përleshje janë kushërinj mes vete.

Lidhur me këtë rast po merret Prokuroria në Gjilan, ku kjo ngjarje sipas sinjalizuesve po vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/