image Përleshje me boksa e thika në Prizren, lëndohen dy persona

Siguri

Përleshje me boksa e thika në Prizren, lëndohen dy persona

news image

Sot ka ndodhur një përleshje mes katër personave në rrugën Ekrem Rexhaj në Prizren, rreth orës 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se dy persona janë lënduar pasi është përdorur edhe një thikë.

“Ka ndodhur një përleshje mes katër personave, dy kanë pësuar lëndime ku njëri prej tyre është i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) në këmbë por nuk janë lëndime serioze. 3 persona janë ndalu nga policia, rasti po hetohet”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/