image Përleshje masive në Dragash mes tetë personave

Kosovë

Përleshje masive në Dragash mes tetë personave

news image

Një përleshje mes tetë personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komunën e Dragashit.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka njoftuar se tetë persona të përfshirë në një rrahje fizike mes veti, janë arrestuar.

Sipas njoftimit personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar ndihmë mjekësore dhe me vendin të prokurorit janë liruar pas intervistimit.

“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetSinjali