image Përleshje masive me shufra metali në mes të rinjve në Viti

Siguri

Përleshje masive me shufra metali në mes të rinjve në Viti

news image

Në fshatin Drobesh të Vitisë, më datë 6 dhjetor, rreth orës 22:00, dy grupe të rinjësh kishin filluar ta sulmojnë njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë përleshjes janë përdorur edhe shufra metale, me ç’rast të dyshuarit i kishin shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Përkundër faktit se rasti është raportuar në polici, në ditën kur ka ndodhur, Njësiti i Hetuesisë nuk ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se pas një hetimi nga njësitet përkatëse, janë identifikuar dhe arrestuar 5 persona të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/