Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre në qytetin e Vlorës dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.
Raportohet se viktima tashmë është identifikuar dhe ai është 55-vjeçari, Armando Meshau.
Ai raportohet se është konfliktuar fizikisht me një person tjetër brenda ambienteve të një kancelarie pranë Gjykatës së Vlorës, ndërsa goditjet që ka marrë, kanë rezultuar fatale.
Jo-zyrtarisht thuhet se shkak i sherrit mes tyre janë motivet e pronësisë. Policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e personit të dyshuar të krimit./abcnews.al