Pesë persona, mes të cilëve 4 janë shqiptarë, u arrestuan ditën e sotme në Frascati të Italisë, pasi u përfshinë në një përleshje të dhunshme.
Në pranga përfunduan një shtetas italian, nga Roma 23 vjeçar dhe 4 shtetas shqiptarë nga 19, 22, 25 dhe 26 vjeç.
Ata u arrestuan nga dy policë, të cilët ishin jashtë orarit të punës, ndërsa 7 persona të tjerë u arratisën.
Sipas mediave italiane përleshja kishte qenë e dhunshme, ku personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me grushte e shishe birre, përpara se të ndërhynin dy policët.
Dy prej të arrestuarve u dërguan në urgjencë, pasi kishin marrë lëndime në trup.
Vetëm një 26-vjeçar shqiptar të cilit iu gjet thika, u mbajt në burg, ndërsa të tjerët u dërguan në arrest shtëpiak./Gazeta Sinjali/