image Përleshja mes kushërinjve në Viti, arrestohen 5 persona

Siguri

Përleshja mes kushërinjve në Viti, arrestohen 5 persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes dy familjeve në Viti.

Kjo përleshje ka ndodhur dje në orën 12:50 në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi është përdorur edhe thika.

I njëjti po trajtohet në QKUK, kurse 6 të tjerët po trajtohen në emergjencën e Gjilanit.

Katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i pestë është në trajtim mjekësorë në QKUK.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Fshati Sllatinë e Epërme, Viti 22.10.2020 – 12:50. Raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar  m/k pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes disa personave me ç’rast 7 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe se njëri prej tyre ka lëndime më serioze dyshohet të ketë plagë nga thika i cili është duke u trajtuar në QKUK, Prishtinë , të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 4 prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/