image Përleshja me thikë e shkop druri në Fushë Kosovë: Këta janë tre të dyshuarit që përfunduan në Polici

Siguri

Përleshja me thikë e shkop druri në Fushë Kosovë: Këta janë tre të dyshuarit që përfunduan në Polici

news image

Konfliktet mes të rinjve janë incidente të shpeshta në vendin tonë që jo rrallëherë shpërthejnë në përleshje, ku përdoren edhe mjetet e rrezikshme. Një rast i tillë ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Fushë Kosovë, ku tre persona përfunduan në Polici si të dyshuar për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Tre të dyshuarit janë rrahur, pas një mosmarrëveshje momentale që plasi mes tyre, duke përdorur edhe thikë e shkop druri. Njëri prej tyre ka përfunduar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë lënë të lirë

Burimet e Sinjalit kanë bërë me i dyshuari që u ndalua është Egzon Hasani, ndërsa të dyshuarit G.Kosumi dhe B.K (i mitur) janë liruar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar në drejtim të veprës “Lëndim i rëndë trupor”.

Dy të dyshuarit e parë fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, e më pas Policia ka arritur të sigurojë prezencën edhe të dyshuarit të mitur që dyshohet të jetë i përfshirë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme , thikë dhe shufër metalike. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje , ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/