image Rrahje brutale mes disa të rinjve në Fushë Kosovë, përdoren mjete të rrezikshme

Siguri

Rrahje brutale mes disa të rinjve në Fushë Kosovë, përdoren mjete të rrezikshme

news image

Konfliktet mes të rinjve janë incidente të shpeshta në vendin tonë që jo rrallëherë shpërthejnë në përleshje, ku përdoren edhe mjetet e rrezikshme. Kështu po dyshohet se ndodhi sot në Fushë Kosovë., ku tre persona përfunduan në Polici si të dyshuar për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë rrahur, pas një mosmarrëveshje momentale që plasi mes tyre.

Në bazë të informacioneve të para, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka përdorur thikë e tjetri shkop druri, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri – tjetrit.

Dy të dyshuarit fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, e më pas Policia ka arritur të sigurojë prezencën edhe të një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa mjetet e rrezikshme që u gjetën janë konfiskuar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/