image Përleshen diplomatët, momenti kur rusi gris flamurin ukrainas në samitin në Turqi (VIDEO)

Botë

Përleshen diplomatët, momenti kur rusi gris flamurin ukrainas në samitin në Turqi (VIDEO)

news image

Një moment i pazakontë është kapur nga kamerat të një konflikti mes një zyrtari rus që grisi flamurin ukrainas dhe një diplomati të Kievit gjatë konferences në Turqi.

Duke lëshuar grushte në konferencën diplomatike në Ankara zyrtari paemëruar rus i tërhoqi nga duart flamurin deputetit ukrainas Oleksandr Marikovsky, teksa ai përgatitej për një foto, raporton rrejti vendas NOEL.

Pas incidentit delegati rus shihet që largohet i trembur me flamurin në dorë nga ukrainasi por ky i fundit e ndjek dhe një luftim me grushte pason.

Zhvillimi erdhi teksa anëtarë të parlamentit ukrainas tentuan të prishnin fjalimin e delegatit rus në sesionin e samitit ekonomik të Detit të Zi që po mbahet në Ankara.

Delegatët ukrainas kishin ngritur tinëz flamurin e vendit të tyre prapa deputetes ruse Ola Timofeeva teksa ajo fliste.

Pas debatit, delegacionit iu kërkua të largoheshin nga salla por incidenti tjetër pasoi në korridoret e samitit ku u përdor dhe dhuna fizike siç shihet në video.

/GazetaSinjali/