Katër persona janë arrestuar dje rreth orës 19:45 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “lëndim i rënd trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete shkak i një mosmarrëveshjeje që kishin pasur në trafik.
Tutje policia ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor.
Kurse, me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.