image Përkundër rezultatit të dobët në zgjedhje, Mustafa i bindur se Osmani s'ka ndikuar

Përkundër rezultatit të dobët në zgjedhje, Mustafa i bindur se Osmani s’ka ndikuar

news image

Kryetari në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për media pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.

Mustafa tha se ata që kanë votuar në 2019 për LDK-në kësaj radhe kanë votuar për Vetëvendosjen.

“Derisa kemi zhvilluar fushatë skemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, vota jonë ka shkuar në VV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar, do ta shohim”, tha Mustafa.

Ai është shprehur po ashtu se nga përvoja e tij si kryeministër e di kapacitetin e një qeverie se sa mund të punojë.

“Këta do të duhet të tregojnë se a do t’i plotësojnë ato premtime. Unë e di sa ka kapacitet qeveria që të realizojë premtimet që janë bërë sepse kam qenë kryeministër, unë kam dëshirë që Kosova të prosperojë. Shansin e kanë që të tregohen”, tha Mustafa.

/GazetaSinjali/