Finlanda dhe Suedia mbeten të përkushtuara për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj kandidaturës suedeze, kanë thënë kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm të enjten.
Turqia ka thënë se do të miratonte aplikimin e Finlandës përpara atij të Suedisë, por presidenti dhe ministri i jashtëm finlandez e hodhën poshtë këtë ide, duke argumentuar se siguria e dy vendeve nordike është e varur reciprokisht.
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha në një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm të enjten:
“Nuk më pëlqen kjo atmosferë, pozicion ku Suedia paraqitet si një lloj fëmije problematik në klasë. Unë nuk mendoj se ky është rasti.”
Suedia gjithashtu shënon të gjitha kutitë që nevojiten për t’u bërë anëtare e NATO-s.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij vazhdoi t’i bindet një marrëveshjeje trepalëshe për anëtarësimin në NATO të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.
Kristersson tha:
“Këtë rrugëtim e kemi nisur së bashku dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit e bëjmë bashkë.”