image Përkundër humbjes, Joshua fitoi rreth trefish më shumë para se Usyk

Sporte Luftarake

Përkundër humbjes, Joshua fitoi rreth trefish më shumë para se Usyk

news image

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk mundi Anthony Joshuan mbrëmë në Londër dhe u shpall kampion bote.

Edhe pse Joshua nuk e fitoi titullin ‘kampion bote’, ai fitoi para më shumë se Usyk.

Sipas “Sporting News”, Joshua ka arritur të fitojë rreth 15 milionë funta, çka është rreth trefish më shumë sesa ajo që ka fituar mbrëmë Usyk, përkundër fitores.

Në anën tjetër, Usyk besohet të ketë fituar rreth 5 milionë funta. Edhe pse shumë më e vogël se ajo e Joshuas, për ukrainasin ky është meçi ku ka fituar më së shumti para.

/Gazeta Sinjali Sporti/