image Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Kosovë

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, organizoi ceremoninë përkujtimore për 14 ushtarët britanikë të cilët humbën jetën në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot,  i cili tha se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për të por edhe për Ambasaden e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përveç ambasadorit britanik pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

/GazetaSinjali/