image Përjashtimi nga Defender, Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

Politikë

Përjashtimi nga Defender, Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

news image

Ish-komandati i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se Kosova me përjashtimin nga Defender 2023, humbi mundësinë e saj për të certifikuar ushtrinë.

Sipas Berishës kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse ministri i mbrojtjes Armend Mehaj vendosi të japë dorëheqjen.

“Ne ishim shteti i vetëm apo forca e vetme që u penalizua në Defender 2023 dhe ishim shteti i katërt në botë nga 25 shtete që merrnin pjesë që kishim numrin më të madhe të ushtarëve. Fakti që ne u përjashtuam dhe u penalizuam nga ky formacion ka bërë që Mehaj të shqetësohej”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania

“Ai e di mirë se çfarë do të thotë përjashtim. domethënë humb shansin e validimit të certifikimit të kapaciteteve tona ushtarake për të qenë pjesë interoperative e operacioneve ndërkombëtare”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjali/