image Hisen Berisha: Kurti ka sëmundje mendore, është diktator

Politikë

Hisen Berisha: Kurti ka sëmundje mendore, është diktator

news image

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka quajtur diktator dhe njeri me sëmundje mendore kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas zhvillimeve të fundit politike, si pasojë e tensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai tha se shëndeti i tij mendor duhet t’i analizohet, ndërsa të njëjtin e krahasoi me disa nga diktatorët që sipas tij Kurti i ka model.

“Këto veprime ndryshe s’mund t’i bëj, veç një me mentalitet jo të rregullt, me krizë mendore mund ta bëj këtë situatë çfare është atje. Janë afër 30 ushtarë të KFOR-it dhe policë të plagosur rëndë, të poshtëruar. Si mundesh me e tradhtu një marrëveshje që e bën me SHBA-në?”, tha Berisha në T7.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se këtë dëm që sipas tij ia shkaktoi Kurti Kosovës, s’mund t’ia bëjë as Rusia e as Serbia.

Deputeti Hisen Berisha e krahason Albin Kurtin me diktatorë, thotë se ka telashe me shëndet mendor

Deputeti Hisen Berisha e krahason Albin Kurtin me diktatorë, thotë se ka telashe me shëndet mendor

Posted by T7+ on Wednesday, May 31, 2023

/GazetaSinjali/