Interi tashmë ka realizuar edhe golin e katërt në stadiumin Olimpiko në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Teksa koha e rregullt në 90 minuta u mbyll me rezultat 2-2, zikaltrit e kanë nisur furishëm pjesën e parë të vazhdimeve, duke shënuar dy gola brenda tre minutave.
Ivan Perisic realizoi nga penalltia në minutën e 98-të teksa i njëjti shkundi rrjetën katër minuta më vonë duke realizuar një eurogol në minutën e 102-të për rezultatin 4-2.
GOLAZO DE PERISIC
— Gary Erazo (@GaryErazo11) May 11, 2022
Juventus 2-4 Inter pic.twitter.com/QcBx7IVS1Q