Tani janë 73 shtete të botës që kanë raportuar raste të koronavirusit, nga i cili kanë humbur jetën të paktën 3 mijë e 100 njerëz në të gjithë botën dhe janë infektuar mbi 90 mijë të tjerë.
Përhapja e virusit nuk duket se po ngadalësohet. Vetëm nga e hëna, tetë vende në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë kanë raportuar rastet e tyre të para të virusit, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Ato përfshijnë: Andorrën, Indonezinë, Jordaninë, Letoninë, Portugalinë, Arabinë Saudite, Senegalin dhe Tunizinë.
Numri më i madh i infeksioneve globale është ende në Kinë (origjina e koronavirusit), Korenë e Jugut, Itali dhe Iran./GazetaSinjali/