Italia ka njoftuar se ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për të luftuar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i vdekjeve në të gjithë vendin është rritur.
Qeveria ka urdhëruar në të gjithë vendin të mbyllen të gjitha shkollat deri në mesin e marsit, njoftoi agjensia e lajmeve Ansa.
Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura nga Italia e veriut janë mbyllur 10 ditë më parë.
Ndryshe, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë pasi është vendi më i prekur nga virusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 2 mijë e 500 raste me të infektuar dhe rreth 79 të vdekur./GazetaSinjali/