COVID-19

Të infektuar

145

Të sheruar

23

Të vdekur

1

Donacion/ Përhapja e koronavirusit – BE i dhuron Kosovës 5 milionë euro

news image

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të ndajë 5 milionë euro për ta luftuar pandeminë globale COVID-19, e cila deri tani i ka marrë jetën mbi 12 mijë njerëzve në botë.

Lajmin e ka konfirmuar Dinka Zhivalj, zëdhënëse për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, ka thënë Zhivalj për Kohën.

Tutje, ajo ka theksuar se qëllimi i tyre është të mbrojnë shëndetin e njerëzve në Kosovë.

 “Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, tha tutje Zhivalj.

Nga Zyra e BE-së kanë thënë gjithashtu se BE-ja, vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, dhe se këtë ndihmë, s’do ta ndalin.

Ndryshe, në Kosovë sonte janë konfirmuar edhe katër raste të reja të koronavirusit duke e çuar në 28 numrin e të infektuarve./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: