Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka shënuar një rritje të madhe sot, nga gjithsej 148 sa ishin gjatë ditës së djeshme, tani është rritur në 197.
Sipas agjencisë së mbrojtjes civile në Itali, 90 njerëz kanë vdekur në vetëm 48 orë.
Ky lajm vjen pasi numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 u rrit globalisht mbi 10 mijë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të marrin më shumë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Çdo ditë mund ta ngadalësojmë epideminë dhe spitalet duhet të përgatiten për këtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Në një botë të globalizuar, e vetmja mundësi është të qëndrojmë së bashku. Të gjitha vendet duhet të sigurohen vërtet që ne të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Tedros.
Kujtojmë se koronavirusi tani është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës dhe nga përhapja e tij në të gjithë globin ka pasur rreth 3 mijë e 408 vdekje, ndërsa qeveritë në mbarë botën kanë frikë nga një pandemi globale./GazetaSinjali/