image Përhapja e COVID-19, numër i madh i qytetarëve ia mësyjnë IKShPK-së për t’u testuar

Shëndetësi

Përhapja e COVID-19, numër i madh i qytetarëve ia mësyjnë IKShPK-së për t’u testuar

news image

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) numër i madh i qytetarëve të hënën kanë pritur në radhë për t’u testuar për COVID-19

Nexhmije Mustafa mendon që është pozitiv me virus sepse ka të gjitha simptomat.

“Po kam ardhur me bo testin. I kom simptomat fytin, teshtima dhe koka. Po mendoj që kam me dal pozitiv se kurrë s’jom kon kështu”, deklaroi ajo.

Ndërsa Ilir Osmani tha se është me temperaturë dhe ethe.

“Jam me temperaturë edhe ethe. Ma mirë është me ardh me heq merakun sepse mundet mu shpërndarë më shumë”, tha ai.

Orgena Qollaku theksoi se ka simptoma të COVID-19.

“Kam ardhur me bo testin edhe mendoj që kam me dalë pozitiv se kam shumë simptoma, fytin, hundën. Të gjithë duhet të kujdesen dhe t’i vendosin maskat”, tha ajo për EO./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti