David Hooper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të kërkojë lirimin me kusht të klientit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou, ka thënë se për këtë kërkesë duhet të dorëzohet një aplikim, por thotë se gjykata nuk i ka mbyllur dyert për këtë çështje.
“Është e nevojshme të dorëzoni një aplikim, nuk është se e kemi mbyllur derën për këtë, por më duket se në bazë të kornizës ligjore, duhet të bëni kërkesë për lirim me kusht që të vijojmë me këtë proces”, tha gjykatësi./Gazeta Sinjali/