“Vëllai i Madh” u ka bërë një lojë banorëve, të cilët duket se po argëtohen paksa edhe pse nga kjo lojë janë duke marrë dënime.
Banorët do të duhet të jenë vigjilentë pasi një gong do të duket papritur nëpër shtëpi. Ata do të jenë në garë për ta fikur këtë pulsant sa më shpejt.
I pari që ia del të prekë këtë buton do të ketë të drejtën të japë një dënim. “Vëllai i Madh” i udhëzoi banorët paraprakisht me 16 lloje të ndryshme dënimesh.
Një prej dënimeve ishte që dikur të thoshte “Po” për çdo kërkesë të banorëve. Këtë dënim e mori Donaldi nga Einxhel, e kërkesat e banorëve ndaj tij kanë qenë të ndryshme.
Në një moment Monika i ka kërkuar aktorit të humorit se dëshiron ta puthë, e ai pranoi. Më pas ajo shton se do që ta puthë në buzë.
Pjesë nga biseda:
Monika: Unë dua të të puth
Donald: Si të më puthësh?
Monika: Të të puth more
Donald: Po, okej mirë
Monika: E pra tani përgatitu për puthjen time. Po do të puth në buzë
Donald: Në buzë ë? Uau Monika ç’pate?
Donald: Po patjetër, si të duash Monika