image Përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë, fushata e partive nis sot

Kosovë

Komuna/ Përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë, fushata e partive nis sot

news image

Posti që iu dha Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme, e la komunën e Podujevës pa udhëheqës.

Si pasojë e kësaj, qytetarët e kësaj komune, do t’u drejtohen kutive të votimit më 15 të këtij muaji, derisa hapja e fushatës zyrtarisht bëhet sot.

Garës për kryetar i kanë hyrë tre kandidatë, nga tri partitë më të mëdha në vend.

LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun.

Sakaq, tashmë të gjitha institucionet gjegjëse janë mobilizuar.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se udhëheqësit e policisë që do të jenë pjesë e procesit të zgjedhjeve, prokurorisë, PZAP-së, Këshillit Gjyqësor, Komisionit Komunal Zgjedhor në Podujevë, Policia në nivel Komunal në Podujevë si dhe 45 menaxher të qendrave të votimit.