image Përfundon votimi në Podujevë e në Mitrovicë të Veriut, pritet shpallja e fituesit

Politikë

Përfundon votimi në Podujevë e në Mitrovicë të Veriut, pritet shpallja e fituesit

news image

Para pak minutave janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Qytetarët e këtyre komunave kanë pasur mundësi të japin votën e tyre nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Zgjedhjet për kryetar të Podujevës po mbahen pasi që në shkurt të këtij viti, me votimin e Qeverisë Kurti, nga pozita e kryetarit të Komunës dha dorëheqje Agim Veliu, i cili mori udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, Goran Rakiq dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Mitrovicës së Veriut në qershor të këtij viti, kur u emërua zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti, duke e lënë këtë Komunë pa udhëheqës./Gazeta Sinjali/