image Përfundon votimi në referendumin serb, rezultati pas orës 22

Rajon

Përfundon votimi në referendumin serb, rezultati pas orës 22

news image

Në ora 20:00 ka përfunduar votimi në referendumin e mbajtur në Serbi.

Tanjug raporton se pjesëmarrja deri në ora 19:00 ka qenë 27.6 për qind në mbi 8 mijë qendra votimi.

Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë bëri të ditur se rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura sonte pas orës 22:00.

Ndërsa, pas rezolutës së votuar dje në Kuvendin e Kosovës, serbët kosovarë me dyshtetësi kanë mundur që të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranje./GazetaSinjali/