Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, i mbajtur në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse s’kanë dhënë deklarata as pas takimit, ata kanë njoftuar se do të lëshojnë një kumtesë për media për të njoftuar se çka është biseduar mes tyre.
“Takimet tona dhe puna vazhdon, së shpejti kurorëzohet marrëveshja. Mos pritni sepse do të lëshojmë komunikatë për media”, kishte thënë Kurti para takimit.
Takimi i tyre ka filluar rreth orës 13:00 dhe ka përfunduar para pak minutave./Gazeta Sinjali/