image Përfundon takimi Kurti – Mustafa – gazetarët lihen të presin kot për një orë në të ftohtë

Kosovë

Përfundon takimi Kurti – Mustafa – gazetarët lihen të presin kot për një orë në të ftohtë

news image

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës ku është diskutuar për shfuqizimin e taksës së Kosovës ndaj Serbisë.

As Kurti e as Mustafa nuk janë parë duke u larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës, por siç raportohet takimi mes tyre ka përfunduar një orë më parë.

Gazetarët as kësaj here ashtu sikurse gjatë takimeve për koalicion LDK-VV nuk janë lejuar të futën në Kuvendin e Kosovës.

Edhe mbrëmjen e sotme gazetarët janë lënë duke pritur në të ftohtë, ndërsa takimi i tyre kishte përfunduar kohë më parë.

Kurti dje paralajmërojë shfuqizimin e pjesshëm të taksës ndaj Serbisë, por me disa kushte që u kundërshtuan fuqishëm kushtet e tilla nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/