image Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, deklarohet Lajçak

Politikë

Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, deklarohet Lajçak

news image

Sot në Bruksel është zhvilluar takimi në nivel kryenegociatorësh, mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Beslimi u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Pas përfundimit të këtij takimi, është deklaruar ndërmjetësuesi, Miroslav Lajçak, i cili tha se Bislimi dhe Petkoviq kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.”

“Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/