Axel Witsel e ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë kohore, ka njoftuar Borussia Dortmundi.
Reprezentuesi belg luajti gjatë pjesës së parë të fitores së Dortmundit 3-1 kundër RB Leipzig në Bundesliga të Shtunën.
Dortmundi konfirmoi shkallën e dëmtimit të Witselit të dielën dhe megjithëse një afat nuk është vendosur për rikthimin e tij, ka shumë të ngjarë që 31-vjeçari të humbasë pjesën tjetër të sezonit.
Raportet në Belgjikë gjithashtu sugjerojnë që Witsel është në dyshim për Euro 2020 (i shtyrë për vitin 2021), i cili pritet të fillojë më 11 qershor.
Në njoftimin zyrtar të klubit gjerman thuhet: “Lajme jo të mira. Axel Witsel pësoi një lëndim në këmbë gjatë ndeshjes së djeshme dhe do të qëndrojë jashtë për një periudhë të gjatë kohore.”
“Të gjithë i urojmë Axelit një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm“, thuhet në njoftim.