Ka mbaruar për sot seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili akuzohet për krime lufte. Gjatë kësaj seance është dëgjuar dëshmitari i dhjetë, i cili do ta vazhdojë dëshminë edhe nesër.
Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur.
Në procesin gjyqësor ndaj Mustafës, deri tani kanë dëshmuar nëntë persona, të gjithë të mbrojtur.
Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.