image Përfundon seanca e Kuvendit për dialogun Kosovë - Serbi - Sinjali

Përfundon seanca e Kuvendit për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Ka përfunduar pas tetë orësh seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raportoi lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Hoti ka dhënë disa detaje lidhur me dialogun, ndërsa, deputetët e opozitës e kanë akuzuar për mostransparencë dhe shkelje të kushtetutës në rastin e emërimit të Skender Hysenit, si koordinator.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga kryeministri Hoti. Seanca u zhvillua edhe me akuza e kundër akuza në mes pozitës dhe opozitës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin