Ka përfunduar takimi virtual i Samitit të Zagrebit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka përfaqësuar Kosovën në këtë samit, ka thënë se ka kërkuar urgjentisht që BE-ja të vendos për liveralizimin e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në adresimin online në Samitin e Zagrebit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor theksova nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot ta dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave. Madje edhe pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka shkruar tutje ai.
Thaçi ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ.
“Atyre u bëra thirrje që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në”, shkroi Thaçi. /Gazeta Sinjali/