image Përfundon referendumi i LVV-së për koalicionin me LDK-në, ky është rezultati

Kosovë

Votime/ Përfundon referendumi i LVV-së për koalicionin me LDK-në, ky është rezultati

news image

Shimca dërrmuese e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar pro koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Saktësisht 95.99% e anëtarëve të kësaj partie kanë qenë pro marrëveshjes finale të LVV-së dhe LDK-së.

Ndërsa vetëm 3.64% e tyre ishin kundër një marrëveshjeje të tillë.

“Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ky referendum u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje pas arritjes së koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas parimit “një anëtar – një votë”, me ç’rast anëtarët e kësaj partie kishin mundësinë të votonin pro ose kundër këtij koalicioni. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156520013867000?__xts__[0]=68.ARC8rJDh6HMpfQJe9MBQq8P55Ujv_72BLcUh3YXSiPjs-hpNxNSdKx-UVoNloKcaxY8asDDq7LwtzqqZbtghNMgERKeF6RihQ6Pp7OvffV_h84r4gN8BVSBaeI5I9rFTkDNN-e05vp_1H2v3D4l9_nejLgexpaPpQYc-w1qK-p-1JMd7yOCXKagUZSBz8Agsuc_px-H4q8J5a91x2x8Gtb4u7_7L4qgkKS1qbmo1eXU2chrGOm0V4oN6GhSiTmXxjzbU_AEUoIlRJISpJrXquTDLuz5QniNdsSZqvF587strlIhlKPaLmftWCjem737J2nxA27lfHJCTPfONyYFFMzdSq-fR-G1VJH04zxvUyA&__tn__=-R