Shimca dërrmuese e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar pro koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Saktësisht 95.99% e anëtarëve të kësaj partie kanë qenë pro marrëveshjes finale të LVV-së dhe LDK-së.
Ndërsa vetëm 3.64% e tyre ishin kundër një marrëveshjeje të tillë.
“Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Ky referendum u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje pas arritjes së koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas parimit “një anëtar – një votë”, me ç’rast anëtarët e kësaj partie kishin mundësinë të votonin pro ose kundër këtij koalicioni. /Gazeta Sinjali/