Komisioni hetimor për COVID-19 ka përfunduar mbledhjen e tij për shkak se deputetët: Fatmire Mullhaxha, Eliza Hoxha dhe Ilir Ferati, kanë lëshuar mbledhjen.
Në këtë mbledhje ishte duke u intervistuar drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. Në fillim, Ramadani ka thënë se testet e pranuara nga Serbia nuk i kanë përdorur.
Ndër të tjera, Ramadani tha se Instituti që ai drejton ka bërë kërkesën për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh me paraqitjen e rasteve të para në botë.
I pyetur rreth mundësisë së bërjes së testit për COVID-19, Ramadani tha se asnjë qytetar që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar, pavarësisht mundësive të kufizuara. /Gazeta Sinjali/